Girona drejt titullit kampion i dimrit në Spanjë, “leksion” Barcelonës në transfertë

11 Dhjetor 2023 | 13:39

Girona është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në kampionatin spanjoll. Skuadra e Michel u rikthye në krye të tabelës së klasifikimit në La Liga, pasi mposhti Barcelonën në një përballje spektakolare. Në stadiumin “Olimpik” të Barcelonës, miqtë edhe pse jo nje emër i madh në Spanjë, nuk e vendosën asnjëherë në dyshim fitoren teksa kaluan në avantazh që në minutën e 12 me Dovbyk.

Një gol i Lewandowskit me kokë solli barazpeshën e përkohshme.

Kur u duk se katalanasit do të projektonin përmbysjen, një supergol i Gutierrez vrau shpresat duke rikthyer avantazhin tek Girona. Fraksioni i dytë nisi në të njëjtën mënyrë aty ku Valery shënoi të tretin për miqtë, teksa Gundogan në minutën e dytë të shtesës shënoi golin e dytë për blaugranët duke cuar shifrat në 2-3.

Uruguaiani Stuani hyri si zëvendësues tek Girona, ku veterani shënoi dhe vulosi triumfin 2-4, duke bërë që Girona të vijojë ëndrrën e të rikthehet në krye me 41 pikë. Kjo humbja zhbën disi balancat tek Barcelona, ku prej ditësh tashmë kanë shpërthyer thashethemet se Xavi është drejt shkarkimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026