Eksperti i sigurisë tregon “gabimet trashanike” që u bënë me vrasjen e Liridonës
Hajrullah Tërnava, ekspert sigurie tha në një intervistë për Euroneës Albania se vrasja e Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli ishte e përgatitur keq dhe që në fillim u ngritën dyshimet për këtë të fundit.
Tërnava tha se ngjarja ka qenë tronditëse për mbarë opinionin për mënyrën si është organizuar dhe rrethanat e vrasjes së nënës së dy fëmijëve.
“Rrethanat dhe mënyra e ekzekutimit të bashkëshortes së tij Liridonës, Naimi që është munduar të planifikojë dhe në të vërtetë ka bërë gabime trashanike pasi në fillim është krijuar dyshimi se aty ka drejtpërdrejtë dorë ai vetë. Është një vrasje që ka tronditur gjithë publikun. Ka pasur dhe do ketë vrasje të rëndomta, por kjo është një befasi se si një i ri ka vrarë të shoqen që ka pasur 2 fëmijë të shëndetshëm, është e pakuptimtë. Dhe mënyra se si është vrarë, duke shkuar në darkë në një restorant të njohur ku ka pasur ngjitur edhe dorasin dhe duke bërë planin që merr fëmijët nga makina dhe gruan e ka lënë aty, që është diçka e pakuptimtë se çdo burrë i martuar, nëse do ishte ballafaquar me një situatë të tillë ai do kishte sakrifikuar jetën të mbronte anëtarët e familjes dhe jo të merrte fëmijët, çka duket qartë që ka pasur përgatitje”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet