Ish-prokurori: Pse Berisha mezi e ka pritur “Arrestin në shtëpi”, roli i të huajve
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Alabnia ku analizoi kërkesën e SPAK për dhënien e lejes nga Kuvendi, për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Hajadari nënvizoi se duke marrë parasysh moshën dhe mungesën e rrezikut nga ana e Berishës për të prishur provat, ndaj ish-kryeministrit do të vendoset masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ish-prokurori deklaroi me ironi se Berisha duke qenë se nuk respektoi masën “Detyrim paraqitje” dhe u shpreh i gatshëm të respektojë “Arrestin në shtëpi”, duket sikur mezi e ka pritur këtë të fundit.
Hajdari vlersoi punën e SPAK, ku tha se falë dhe asistencës së ekspertëve të huaj, nuk ka asnjë gabim procedurial në të gjithë rrugën e ndjekur.
“Me “Arrest në shtëpi”, ti nuk del dot nga banesa. Do ta shikojmë nëse është me punonjës policie te shtëpia apo jo. Do ketë privime, ndryshe nga “Detyrim paraqitje” që kishte më parë, e cila është masa më e lehtë që parashikon Kodi i Procedurës Penale. Siç ka deklaruar edhe dje, Berisha ka thënë se do ta respektojë vendimin e parlamentit dhe pastaj vendimin e gjykatës dhe siç duket mezi paska pritur që të përfundojë në “Arrest shtëpiak”. Nuk mendoj se gjykata do të japë masë tjetër nga “Arresti në shtëpi”, duke parë dhe elementët që i kemi thënë që janë mosha dhe mungesa e rrezikshmërisë për të prishur provat. Mendoj se parlamenti do ta japë lejen. Kjo historia është pak e hapur si lojë, pasi kërkesa që kanë bërë prokurorët në parlament është edhe për “Arrest shtëpie” dhe për “Arrest me burg”. Prokurorët po sillen në mënyrë profesionale dhe kanë një observim ndërkombëtar me të cilët po bashkëpunojnë”, tha ish-prokurori.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet