Sipërmarrësi: Më habiti qetësia e Naimit në varrim, se si darkoi pas vrasjes
Bujar Zhuri është një sipërmarrës i suksesshëm shqiptar në vendet nordike si Suedia dhe Norvegjia.
Ai tregoi në emisionin GoodMorning Albaniains se e njeh Naim Murselin prej 12 vjetësh. Ata kanë pasur marrëdhënie dhe kontakte pune, janë takuar dhe kanë drekuar e darkuar shpesh me njeri-tjetrin.
Hera e fundit që Naimi e ka kontaktuar ka qenë rreth 3 muaj më parë dhe mesa duket ka qenë në gjendje të rëndë ekonomike dhe psikologjike.
Zhuri tregoi se ishte shokuar kur kishte dëgjuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa theksoi si ishte habitur nga qetësia Naimit në varrimin e së shoqes dhe fakti se si menjëherë pas ngjarjes kishte shkuar të darkonte në hotel luksoz të Pacollit.
“Mendoj se duhet parë me kujdes ana e tij psikike, ajo që më ka shqetësuar shumë dhe që më ka bindur që nuk është mirë nga ana mendore është qetësia pas vrasjes, që është bërë pjesë e varrimit, që ka qenë shumë i ftohtë. Ne si ballkanas nuk jemi kaq të ftohtë në rast të vdekjes së një të riu dhe aq më tepër të bashkëshortes”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:14 Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
- 10:12 Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze
- 09:59 Shkon në mbi 1,450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit
- 09:48 Zbulohet “planeti rozë”, teleskopi James Webb zgjidh misterin 10-vjeçar
- 09:48 Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari
- 09:32 Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar