Flet sipërmarrësi që njeh Naim Murselin: Ja çfarë më kërkoi para 3 muajsh…
Sipërmarrësi Bujar Zhuri i cili tha se e njeh prej 12 vitesh Naim Murselin, tregoi në “Good Morning Albanians” se Naimi i kishte shkruar para tre muajsh.
Sipas sipërmarrësit, arsyeja ka qenë se ai ka dashur të blinte një domain, për të cilin sipërmarrësi nuk kishte shfaqur interes. Zhuri tha Murseli i ishte dukur gjithnjë një person që donte të krijonte marrëdhënie me interes financiar.
“Dukej si një djalë shumë i edukuar dhe i përgatitur. Tre muaj më parë më ka shkruar sërish për të blerë një domain, por nuk tregova interes. Pashë tek ai një person që donte të krijonte një marrëdhënie me interes financiar.
Nga natyra e tij, atë që unë di që ka qenë një kontribuues për marketingun social të Pacollit, por nuk mendoj se ka pasur influencë te ai. Atë që kam kuptuar unë që në fillim, ai e ka përdorur Pacollin për të krijuar lidhjet e tij për qëllime personale. Në një fazë të dytë ai ka shkuar në një kolaps ekonomik. Domeini që donte më shiste ishte në fillim për 100 mijë euro, më pas u ul në 50 mijë euro”,-tha Murseli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta