Shiste fishekzjarrë dhe kapsolla, procedohet 34-vjeçari. Nuk deklaronte të ardhurat
Një 34-vjeçar i cili shiste fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanin e tij, në kundërshtim me ligjin, si dhe fshihte të ardhurat e biznesit, është proceduar në gjendje të lirë.
Disa kuti me fishekzjarrë dhe me kapsolla të llojeve të ndryshme, të gjetura në dyqanin e tij janë sekuestruar.
Njoftimi i policisë
Në vijim, janë kryer kontrolle në dyqanin e shtetasit E. S., në lagjen nr. 11, ku janë gjetur disa kuti me fishekzjarrë dhe me kapsolla të llojeve të ndryshme, që shiteshin ilegalisht.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Durrës, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lëndët piroteknike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)