Tabaku: Fatkeqësi, deputetët e PD e përdorën foltoren për të sulmuar njëri-tjetrin
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se PD ndodhet sot në këtë betejë për shkak të vendimit që mori Amerika ndaj Sali Berishës që e shpalli “Non Grata”.
Ajo theksoi se PD është sot e ndarë në tre pjesë duke theksuar se është e drejta e Berishës ta çojë betejën me SHBA deri në fund.
Mes të tjerash ajo nënvizoi se opozita tashmë ta fokusojë betejën me kundërshtarin, pra me mazhorancën.
“PD ndodhet sot në këtë betejë për prej një vendimi të Amerikës. PD sot është e ndarë në tre pjesë dhe unë kam mbajtur një qëndrim parimor që atëherë dhe këtë qëndrim po mbaj dhe sot. Ajo që ndodhi me Berishën është e padrejtë, por ndodhi. PD duhej të merrej me të, nuk mundej që të ndalonte. Në këtë betejë, Berisha nuk duhet tërhequr. Berisha e ka me SHBA dhe duhet të vazhdojë ta mbajë me SHBA.
Nuk është një gjë e lehtë. Secili prej nesh po bën llogari të karrierës personale duke mos çeduar në parime. Fatkeqësia më e madhe në këtë periudhë për PD është se e kemi përdor foltoren dhe Kuvendin për të sharë njëri-tjetrin dhe nuk ka pasur kënaqësi më të madhe se sa të shikoje Elisën me shoke dhe shoqe që kënaqeshin për dëmin vrastar që i bënim njëri-tjetrit. Ne duhet ta fokusojmë betejën tonë me kundërshtarin”-tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta