Përplasje mes të burgosurve në burgun e Peqinit, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

15 Dhjetor 2023 | 14:53

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes mes të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ka vdekur një i dënuar dhe ka mbetur 1 i palgosur.

Dyshohet se viktima është i burgosuri Arben Lleshi.

Lleshi është përfshirë në një konflikt me të dënuar të tjerë në momentin e ajrosjes në ambientet e jashtme.

Dyshohet se autor është Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në korrik 2015 në tentativë për t’i grabitur.

Ndërkohë që të dënuarit e tjerë që kanë mbetur të plagosur janë Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja.

Vetëm pak më herët Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, urdhëroi vendosjen në regjimin e posaçëm (modeli italian 41 bis) të Mjaçaj.

Ministri i Drejtësisë u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cënojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!” – tha Manja.

Si pasojë e situatës së krijuar drejt burgut të Peqinit janë nisur Forcat Operacionale, si dhe është kërkuar asistenca nga Policia e Shtetit.

IEVP Peqin është një burg i sigurisë së lartë, ku mbahen të denuarit për krime të rënda dhe burgim të përjetshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026