Astrit Çela kujton 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve, çfarë ka ndryshuar për ta në Itali
Tridhjetë vite më parë, nga marsi deri në muajin gusht, dhjetëra mijëra shqiptarë u nisën drejt Italisë në përpjekje për t’iu larguar diktaturës komuniste, e cila po përjetonte ditët e fundit.
Astrit Çela, president i shoqatës “Albania e futuro” komentoi për Euronews Albania domethënien e këtij 30-vjetori, ku në Brindizi shumica e atyre shqiptarëve që emigruan asokohe kanë arritur të integrohen plotësisht.
“Komuniteti i jonë sot është i shëndoshë, plotësisht i dobishëm jo vetëm për shtetin italian, por edhe në rrafshin Itali-Shqipëri,” – u shpreh Çela, tashmë familjar me një djalë 23 vjeç, i cili vazhdon universitetin.
“E përsëris herë-pas-here, që ajo anije ishte kurajoja, guximi drejt demokracisë dhe lirisë, dhe ai [djali i tij] duhet të jetë krenar për aventurën që ne morën përsipër,” – tregoi Çela ish-mësues i një shkolle tetëvjeçare të Skraparit.
“Filloi një vit para nesh, me eksodin në ambasada [2 korrik 1990], por ajo dyndja më e madhe ka qenë periudha e marsit 1991 ku një prej tyre kam qenë edhe unë,” – tha Çela teksa shtoi se ky përvjetor ka ngjallur vëmendje edhe për shtypin italian, i cili ka nxjerrë në pah ndryshimet që kanë ndodhur me kohën.
Çela rrëfeu se përpara emigrimit, ashtu si shumica e te rinjve, ishte edukuar prej televizionit me kulturën italiane aq sa “Italia te konsiderohej Amerika për Shqipërinë”.
Për sa i përket problematikave, pandemia mbetet kryesore, ku disa nga sipërmarrjet shqiptare në Itali janë prekur nga efektet e saj me dëme ekonomike. Megjithatë Çela tha se problemet kryesore janë tejkaluar.
Ai shtoi se duke qenë bashkë si komunitet edhe institucionet italiane priren të respektojnë më tepër.
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
Shkelën rregulloren, 29 nxënës humbin provimet e Maturës Shtetërore
Trajtimi me fizioterapi, Mone: Problemet janë nga më të ndryshmet
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë