Pistoleta e Mjacaj, ish Drejtori i Policisë kap detajin: Pse është vrasje me pagesë

16 Dhjetor 2023 | 21:26

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, analizoi në emisionin Review në Euronews Albania, armën me të cilën Sokol Mjacaj kreu të premten ekzekutimin e Arben Lleshit në burgun e Peqinit.

Prençi tha se zgjedhja e një pistoletë me mulli të shtyn të besosh fort drejt pistës se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë.

Ai tha se pistoleta të tilla janë të pagabueshme nbë realizimin e qëllimit, pasi nuk bllokohen kurrë.

“Kjo armë është mjaft e sigurt për të realizuar qëllimin që ke. Sepse nëse pistoletat e tjera bllokohen, kjo armë nuk bllokohet. Kjo më përforcon bindjen që mund të jetë e porositur si vrasje. Pasi nëse bllokohet një plumb shkon te tjetri dhe nuk dështon në objektiv”, tha Prençi.

Ish-drejtori i Përgjithashëm i burgjeve, Arben Çuko tha se ka një krisje në sistemin e sigurisë së burgjeve. Sipas tij një nga elemetët e sigurisë ka ceduar duke bërë që në burgun e sigurisë së lartë të futet arma për të kryer krimin.

“Unë kam informacione rreth standardeve operative që zbatojnë burgjet. Është ngajrje e rëndë. Analiza paraprake tregon se ka një krisje në sistemin e sigurisë së këtij burgu. Në sistemet e sigurisë së burgjeve ndërthuren dhe veprojnë dy elementë, elementi njerëzor dhe ai teknologjik. Kjo krisje e sistemit të sigurisë ka çuar në futjen e kësaj arme”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026