Kuvendi i RMV-së votëbeson qeverinë e Zaevit
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 62 vota pro ka votuar besimin për Qeverinë Zaev. Gjatë votimit në sallë ishin prezent vetëm 62 deputetët e mazhorancës, ndërsa partitë opozitare VMRO DPMNE, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe partia “E majta” nuk qëndruan në sallë.
Votëbesimi erdhi me kërkesë të vetë kryeministrit Zaev pa paralajmërim, pas pretendimeve të VMRO DPMNE-së se shumica parlamentare është e brishtë dhe mund të ketë ndryshim të balancit në Kuvend.
Zaev tha se vendosi të ndërmarrë këtë hap për të shuar spekulimet, të ndalojë bllokimet dhe të largojë pasiguritë. VMRO DPMNE tha se Zaev po mundohet t’i shmanget llogaridhënies, pasi nuk lejoi votëbesim të inicuar nga deputetët. Sipas nenit 217 të rregullores së Kuvendit, votëbesimi i inicuar nga deputetët votohet pas 3 ditësh debat. Në rast se kërkohet nga kryeministri, atëherë kalohet direkt në votim pa debat.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
- 17:47 Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit ndryshon protokollin VAR, mund ndërhyjë për të ndryshuar një karton