Aksident në rrugën e Arbrit, një makinë bie në humnerë, humbin jetën dy persona

18 Dhjetor 2023 | 10:38

Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit, ku dy persona kanë humbur jetën. Burime bëjnë me dije se njëra nga viktimat është identifikuar si V.B.

Ngjarja ka ndodhur afër Shkallës së Tujanit, ku janë përplasur 2 automjete.

Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026