“Më ra të fikët në sallën e lindjes” – Flet fotografja që fikson bebet dhe nënat
Armejsa është fotografja e parë e certifikuar për lindjen ne Ballkan. Prej thuajse 4 vitesh ajo ka fotografuar mbi 100 lindje në Shqipëri.
Misioni i saj i madh përtej fotografisë është që ‘Birthmark’ të ngrihet si një kauze për të ndihmuar çiftet e reja që duan të memorizojnë ditën e tyre të lindjes.
‘Lufta’ e saj e përditshme në moslejimin e fotografimit në sallën e lindjes është dhe arsyeja më e madhe pse përpiqet për të sjellë fotografinë e lindjes edhe në rrjete sociale.
Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ajo tregoi kënaqësinë, por edhe vështirësitë e profesionit të saj të veçantë.
“Një herë ka ndodhur që jam ndjerë keq, jo se u emocionova, por isha pa ngrënë dhe u ndjeva pak keq, dhe po më binte të fikët ndaj dola jashtë. Kjo është hera e parë dhe e fundit që më ka ndodhur. Si fotografe në sallë jam shumë e kujdesshme, që kur ka diçka që nuk shkon distancohem. Kanë qenë dy raste për shkak të një procesi të gjatë të lindjes, por në fund gjithçka ka shkuar mrekulli. Një lindje natyrale mund të shkojë sa të dojë, 2 orë, 6 apo 2 ditë dhe unë kamë qenë gjithmonë në kontakt me nënë. Ditë e partë kam qenë e papërgatitur fare, jam futur në një cezarian, kam qenë përballë mamit dhe me të mbaruar kjo u futa në një lindje natyrale dhe atë ditë kam thënë; unë do ta bëj këtë punë, e ndjeva që është sfidë më vete, duhet të kesh teknikë profesionale dhe emocionale”, tha fotografja.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë