Shpallet rezultati zyrtar për zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani kandidatja më e votuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot rezultatet e kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, ku partia Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani në këto zgjedhje është kandidatja më e votuar në listën e LVV-së me 300 788 vota të marra, kurse i dyti në listën e kandidatëve më të votuar renditet Glauk Konjufca me mbi 200 mijë vota.
Nga lisa “Guxo” e Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit, 5 deputetët fitues që do të ulen në Kuvendin e Kosovës janë: Donika Gërvalla, Faton Peci , Haxhi Avdyli, Jeta Statovci dhe Daorsa Kica.
Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës, ka arritur të grumbullojë mbi 148 mijë vota, duke pasur kështu 19 deputetë në Parlamentin e ri.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është kandidati më i votuar i “Lidhjes Demokratike të Kosovës” në zgjedhjet e 14 shkurtit me 69.640 vota. LDK-ja do të ketë 15 deputetë së bashku me Behgjet Pacollin e AKR-së, i cili ka garuar në një listë në zgjedhjet e përgjithshme.
Në këto zgjedhje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 62.111 vota, ku në Kuvendin e Kosovës kanë siguruar vetëm 8 deputetë. Më të votuarit janë vëllezërit Haradinaj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë mbi 41 mijë vota, ndërsa Daut Haradinaj mbi 13 mijë vota.
Lexoni gjithashtu:
Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, Elezi sqaron procedurën për partitë që mund të bëjnë ankesa
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)