152 mijë prenotime në tetor, vizitorët që fjetën në hotele u shtuan me 40%
Numri i turistëve që fjetën në hotelet dhe bujtinat vendase u rrit edhe në muajin tetor. Të dhënat e përpunuara nga INSTAT flasin për një bum vizitorësh, që statistikisht përkthehet me rritje vjetore 40%.
Prenotimet në hotele tregojnë se turizmi ka pasur ecuri të mirë edhe në muajin tetor. Me të dhënat që raporton Instituti i Statistikave, vihet re një rritje dyshifrore si për qëndrimet e rezidentëve, ashtu edhe për vizitorët e huaj.
Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 41%, në krahasim me Tetor 2022. Edhe net-qendrimet janë rritur me 70% në raport me tetorin e vitit të kaluar.
Rajoni qendror dhe ai i jugut rezultojnë që kanë mbajtur peshën më të lartë të vizitorëve të huaj, përkatësisht me 34 dhe 29 mijë prenotime.
Në tetor, shërbimet e akomodimit pritën 152 mijë vitizitorë shqiptarë dhe të huaj, nga 107 mijë që u raportuan tetorin e vitit 2022.
Zgjedhja masive e turistëve në vjeshtë kanë qenë zonat jobregdetare si Tirana, Korca, Gjirokastra apo edhe fshatrat turistikë në veri të vendit.
Sipas pasaportës, shtetasit nga Kosova përbënin mbi 7% të fluksit, ndjekur nga gjermanët me 6.7% dhe francezët me 3.3%.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij