“Deputetëve t’u hiqet imuniteti”, demokrati Hasa: Ky është standardi nëse hetohen…
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Endri Hasa tha në një intervistë për Euronews Albania se të gjithë ata që duhet të hetohen, duhet t’u hiqet imuniteti.
Ai tha se Partia Socialiste duhet të kishte votuar që në fillim për heqjen e imunitetit të deputetëve të cilët thirren për hetim.
“Mënyra se si u zhvillua trajektorja në Këshillin e Mandateve dhe ajo që është, ajo që mund të diskutohet sa i takon standardit, është e vërtetë, Partia Socialiste duhet ta kishte votuar atëherë heqjen e imunitetit të zotit Tahiri, kjo nuk ndryshon asgjë, për faktin që sot duhet të ndryshohet qëndrim dhe mos të vendoset heqja e imunitetit.
Standardi është ky, ata që hetohen, duhet të hetohen pa imunitet. Imuniteti u hoq pjesërisht sepse kërkimi i arrestimit, në rastin në fjalë, kjo ka ardhur si kërkesë e prokurorisë për faktin se vendimet e gjykatave nuk u zbatuan në këto kohë dhe ato kërkojnë një ashpërsi të masës”,-tha Endri Hasa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta