Zonja nga Peqini: Nuk e festoj Vitin e Ri, nuk kam lekë të blej as gjelin
Teksa shumë pak ditë na ndajnë nga festa e fundvitit, shumë qytetarë e nuk do e festojnë Vitin e Ri.
Qytetarja nga Peqini është shprehur për mikrofonin e Euronews Albania se nuk do e blejë gjelin e detit për shkak se nuk ka mundësi ekonomi dhe se çmimet janë shumë të larta.
Ajo theksoi se e ka rrogën 300 mijë lekë dhe nuk ka mundësi që të blejë asgjë.
“Nuk e kam blerë gjelin, nuk mundem, është shumë e shtrenjtë kilogrami. 10 mijë lekë kilogrami. Nuk e përballoj dot. Peqini është katastrofë. Punoj në furrë buke, pastruese. 300 mijë lekë që marrë unë, se marrë dot gjelin e detit. Vitet e përparshme e kam festuar këtë vit jo. Çmimet janë shumë të larta. Kam një çun dhe një goc. Çuni është në Tiranë me qira nuk mundet. Nuk kam të ardhura”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut