Shtatë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, rritet numri i të infektuarve
Shtatë qytetarë të prekur nga Covid-19 kanë humbur jetën në Kosovë, ndërsa janë evidentuar 564 të infektuar të rinj nga 3192 teste të kryera.
Këto të dhëna raportohen nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili thotë se listës totale të të shëruarve i janë shtuar 380 persona.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në Kosovë 1634 persona kanë humbur jetën, shifër kjo, e cila nga ekspertët konsiderohet e lartë në krahasim me numrin e popullsisë.
Rastet pozitive:
Prishtinë 228 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 36 raste, Mitrovicë 33 raste, Vushtrri 30 raste, Gjilan 29 raste, Kamenicë 23 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Lipjan 14 raste, Pejë 13 raste, Rahovec 11 raste, Viti 11 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Klinë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 3 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.
Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat anti-covid. Sipas tyre, masat janë të thjeshta, por tepër të rëndësishme për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infeksionit.
Lexoni gjithashtu:
7 viktima dhe 591 raste me COVID-19 në Kosovë, prirja më e lartë për vitin 2021
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë