Eksperti ushqimor: Baldushku ka gjelat më të mirë, por hanë miell me OMGJ

22 Dhjetor 2023 | 09:13

Qeveria synon të miratojë një ligj të ri që do të rregullojë prodhimet e cilësuara si “bio”, duke nisur nga përcaktimi i kushteve që duhet të ndjekin ata që do të përfshihen në këtë aktivitet, te mënyra e kultivimit apo prodhimit e deri te faza e testit dhe eksporti.

Eksperti ushqimor Abdyl Sinani tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se produktet bio do të kenë një certifikatë shumë rigoroze për feremerin që do të marrë përsipër t’i kultivojë.

Teksa mori si shembull gjelin e Baldushkut, eksperti tha se megjithëse ata janë shumë cilësorë, nuk janë bio pasi ushqehen me OMGJ.

“Me ligjin e ri duhet të ketë një certifikatë rigoroz, p.sh toka që është për bio duhet të jetë mikroorganizma të tilla që të zbërthejë lëndën ushqimore që të asimilohet lehtë, këto janë bio.

Por kemi misër bio dhe Rozafa, misri bio është i Reçit, i Matit që ka nga ato aminoacidet e mira. Jo çdo gjë që rritet në fshat është bio. Gjelat e detit të Baldushkut, derisa ai ka dhënë miell misri, ai është me OMGJ. Baldushku ka gjela të mirë dhe pjesa malore. Që të bësh bio, fermeri do shkojë te Ministria e Bujqësisë që të thotë unë do prodhoj bio, do regjistrohet dhe do bëjë të gjitha analizat”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024