Fustani revolucionar i përbërë nga algat fiton çmimin e Louis Vuitton

5 Mars 2021 | 18:01

Dihet tashmë që industria e modës është një nga ndotësit kryesorë të ambientit dhe veshjet që hidhen në plehra përbëjnë një nga problemet kryesore duke qenë se disa lloje copash duan më tepër se 200 vite për t’u dekompozuar. Një studente e diplomuar nga fakulteti i arteve ‘Central Saint Martins’ duket se ka gjetur një zgjidhje duke krijuar copa që përbëhen prej materialesh bio si algat, të cilat dekompozohen në më pak se disa orë.

Ajo ka dizajnuar një fustan të inspiruar nga format e xhamit, i cili përbëhet nga materiale bio dhe është krijuar duke përdorur teknologji 3D dhe algoritme.

Problemi i vetëm? Nuk mund ta veshësh jashtë në shi. “Kur bie shi, fustani zhduket,” thotë Scarlett Yang duke qeshur. Por ajo ka gjetur një zgjidhje edhe për këtë, “Rrugës jam hasur me proteinën e mëndafshit. E zbulova gjatë një vizite në një fabrikë tekstilesh në Japoni, ku pasi fola me drejtuesit e saj më thanë se gjithë kjo proteinë hidhej dhe shkonte dëm.” Ajo e kombinojë këtë proteinë mëndafshi me ekstraktin e algave për të krijuar një bio-materil rezistent.  

Paçka se është vetëm në hapat e parë të karrierës së saj, Scarlett duket se ka një të ardhme të ndritshme përpara pasi dizajni i saj fitojë çmimin e madh të Louis Vuitton për qëndrueshmërinë.

Popullariteti i algave

Scarlett nuk është e para që ka folur rreth benefiteve që mund të kenë algat në veshje. Charlotte Mçurdy nga Nju Jork, ka krijuar një lloj plastike duke përdorur algat të cilën e përdori për të krijuar një xhaketë e cila absorbon Co2 nga atmosfera.  

Veshjet e stilistes me orgjinë Kanadezo-Iranianie Roya Aghighi mund të kthejnë dioksidin e karbonit në oksigjen me anë të fotosintezës. Personalitetet e famshme gjithashtu po përfshihen në këtë trend, si Jason Mamoa, i cili ka hedhur në treg atletet vegane të përbëra nga algat.

Bluza prej shege dhe eukaliptus.

Por algat nuk janë materiali i vetëm natyral me të cilin mund të krijohen veshjet e të ardhmes. Firma britanike Vollebak përdori tulin e eukaliptusit për të ndërtuar një bluze që më pas u ngjyros duke përdorur shegë. Rezultati ishte një bluze plotësisht e biodegradueshme dhe e kompostueshme, kështu që bluzja mund të mbillet nën dhe në momentin që nuk i duhet më askujt. “Moda e shpejtë dhe landfill-et e përkufizojnë industrinë e modës sot. Duhet të rikthehemi në kohën kur mund t’i flaknim veshjet në një pyll dhe natyra do të merrej me pjesën tjetër,” thotë bashkë-drejtuesi i Vollebak, Steve Tidball.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026

Shkelën rregulloren, 29 nxënës humbin provimet e Maturës Shtetërore

Rreth 29 maturantë janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore për shkelje të rregullores gjatë tre provimeve të zhvilluara deri më tani. Sipas Ministrisë së...
20:49 | 22/06/2026

Trajtimi me fizioterapi, Mone: Problemet janë nga më të ndryshmet

Dhjetëra pacientë paraqiten çdo ditë në shërbimin e fizioterapisë pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Krahas shërbimit për pacientët e shtruar në spital që kanë nevojë për rehabilitim,...
20:39 | 22/06/2026