Serbia sulmon BE e SHBA, kryeministrja: Vëzhguesit gënjejnë, zgjedhjet ishin të mira
Qeveria serbe ka sulmuar misionet ndërkombëtare të zgjedhjeve për qëndrimet që kanë pasur lidhur me procesin zgjedhor. Sipas kryeministres serbe vëzhguesit po gënjejnë. Ndërkohë në beograd vijojnë protestat e opozitës që kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, thotë se vëzhguesit e huaj të procesit elektoral të 17 dhjetorit po destabilizojnë Serbinë me qëndrimet e tyre për zgjedhjet. Në një intervistë për median serbe, Brnabiç u shpreh se procesi elektoral nuk ka pasur parregullsi dhe ankesat e opozitës nuk qëndrojnë.
“Ajo që thotë opozita për parregullsitë e zgjedhjeve nuk është e vërtetë. Kjo është një përpjekje e hapur për destabilizimi. Vëzhguesit që drejtonin delegacionet e Parlamentit Evropian dhe misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës nuk qëndron. Ajo që ata bënë më pas, të gjitha paraqitjet e tyre në media, është në kundërshtim me kodin etik të vëzhguesve ndërkombëtarë”, deklaroi Brnabiç.
Përfaqësues të vëzhguesve ndërkombëtar deklaruan pas zgjedhjeve në Serbi se kishin parë manipulime serioze. Një prej tyre u shpreh se në një qendër votimi kishte hasur fletë votimi të prodhuara me fotokopje.
Që prej ditës së diele në Beograd kanë nisur protestat e opozitës që kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve. Partive opozitare u janë bashkuar edhe studentët që kanë paralajmëruar greva dhe bllokim rrugësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut