Vit i vështirë për Italinë/ Banorët shqetësohen për luftërat dhe gjendjen ekonomike
Nuk ka qenë një vit i lehtë për shumë italianë. Sipas studimeve të fundit, gjysma e tyre janë seriozisht të shqetësuar për luftën në Gaza dhe sikurse shumica e evropianëve u është dashur të përballen me inflacionin në ekonomi.
Por, edhe pse nuk kanë siguri për atë që do të sjellë 2024-a, shumë prej tyre kanë gjetur kohën për të bërë pak pazare dhe një shëtitje në qytet.
“Ka qenë një vit i vështirë në të gjitha frontet. Jemi të shqetësuar për luftën dhe mirëqenien e vendit. E gjithë kjo situatë na ka kapur të papërgatitur, por nuk duhet ta humbasim shpresën. Uroj që ky vit të sjellë më shumë paqe në botë”,-tha gruaja.
“Së pari shpresoj që të dyja konfliktet të mbarojnë, pasi janë të tmerrshme. Edhe pse Krishtlindja sjell gëzim, nuk duhet të harrojmë ata që po luftojnë financiarisht dhe që janë të pamundur”,-tha një zotëri.
“Mendoj se duhet të ketë hapësirë për shpresë, në mënyrë që ta ndjejmë shpirtin e Krishtlindjes. Të besojmë në një të ardhme më të mirë dhe në idenë që mund t’i përmirësojmë gjërat”, u përgjigj qytetarja
Rrugët e Romës janë të mbushura me njerëz, sikurse ndodh rëndom në këtë periudhë të vitit, si me vendas ashtu edhe me turistë.
“Pavarësisht gjithçka, duket se italianët nuk janë gati të heqin dorë nga pushimet, sidomos gjatë periudhës së festave. Sipas të dhënave të fundit, prenotimet në fund të 2023-shit dhe fillimit të 2024-s janë rritur me thuajse 15%, krahashuar me vitin e kaluar”, Giorgia Orlandi, Euronews.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat