Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
Fundimi dhe Valbona, çifti nga Shijaku që prej shumë vitesh kujdesen për trëndafilat dhe i shesin ato në të gjithë Shqiperinë, tregojnë për hapat e parë të nisjes së ketij biznesi.
Fundimi rrëfen se ka qenë ish-pronari i tij kur punonte ne Itali, ai i cili e ndihmoi të sillte trëndafilat ne Shqipëri.
Arsyeja sipas tij ishte sepse gjatë periudhës që punonte atje, Fundimi i kishte shpëtuar jetën djalit të pronarit, pasi kishte renë në një kanal.
Një veprim ky që sipas tij, nuk u harrua kurrë, ç’ka solli edhe një marrëdhënie miqësie mes familjeve.
“Shkuam me anije në Itali në 91’. Kam punuar me italianin, direkt këtë punë. Nuk kisha punuar më herët në këtë punë. Kisha punuar këtu në Shqipëri bujqësi, misër, grurë. Ishim në kamp ne me çadra, vinin pronarët dhe dilnim te rruga. Më paguanin 50 mijë lireta.
Me 200 mijë lireta merrje shtëpi në Durrës. 10 ditë punë në Itali, blije një shtëpi këtu në Shqipëri. Isha 12 vite në Itali, nuk isha njohur me Valbonën, ishte me shkesë më para jo me dashuri. Atje ishe ysmeqar, nuk bëhesh dot pronar. Unë u bëra pronar pas 32 vitesh. Kam 10 dylym. Zanatin do ia lë vetëm gruas dhe djalit, askujt tjetër. Për të sjellë lulet në Shqipëri më ndihmoi pronari italian.
Sepse i shpëtova jetën djalit të pronarit italian. Ishim duke ngrënë bukë pas orarit të punës dhe ra në kanal. Unë në atë kohë pija duhan, duke hedhur bishtin e cigares në ujë. Ranë të dy fëmijët si çuni si goca. Goca ishte 8 vjeç, goca 4 vjeç. Unë hyra brenda, bile çava e këmbën, e kapa fëmijën, i gjallë. Nuk ma harrojnë kurrë derisa të vdes. Më thonë xhaxh kalamajtë që kam shpëtuar”, tha Fundimi.
LEXONI GJITHASHTU:
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
“1 në 2 familje serbe kanë armë”, eksperti: I nxisin fëmijët t’i përdorin
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur