Lejuan futjen e mallrave kontrabandë në Kakavijë, në pranga 2 doganierë, 4 në kërkim

24 Dhjetor 2023 | 13:52

2 doganierë të pikës së kalimit kufitar të Kakavijës janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi lejuan kalimin e 4 kamionëve të tonazhit të rëndë me mallra kontrabandë.

Në pranga u vu Ardit Abria doganier me detyre përgjegjës turni dhe Eliod Shurdhaj doganier fizik, në Degën Doganore Kakavijë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim Arben Marvataj, me detyrë doganier i parkimit, si dhe e 3 punonjësve të Antikontrabandës, me shërbim në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasit Fjodor Rucaj, ⁠Norion Spaho dhe ⁠Gramoz Shehu.

U arrestuan në flagrancë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, shtetasit (drejtues të automjeteve dhe posedues të mallrave të importuara);

1-Valter Dosti

2- Thanas Malaj

3-Rigent Ismaili

4- Astrit Xhaxha

5- Arjan Mustafaj

6- Fatjon Osmani

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetëra tonë mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026