U vesh me fund në festival, Mal Ratkoceri zbulon arsyet: Pse bëra këtë zgjedhje

25 Dhjetor 2023 | 09:22

Fituesi i çmimit të parë të jurisë në Festivalin e Këngës, Mal Ratkoceri, ka zbuluar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, disa nga arsyet për veshjen e tij të shumë-komentuar gjatë performimit.

Ratkoceri tha se përveçse i ka pëlqyer dhe është ndjerë mirë me atë veshje, ajo i është përshtatur edhe këngës, tekstit, mesazhit që donte të përcillte dhe performimit në skenë.

“Këngën e kam bërë prej zemrës dhe jam siguruar ta pëlqej unë dhe përveç kësaj edhe për kostumin e kam bërë në të njëjtën mënyrë. Nuk e kam menduar nëse publiku do të mendonte pozitivisht apo negativisht.

Mua më ka pëlqyer dhe ajo ka qenë e rëndësishme. Arsyeja pse e kam bërë këtë veshje, përveçse më ka pëlyer, i është përshtatur këngës, tekstit, mesazhit që kam dashur të përcjell dhe performimit që kam bërë në skenë”, tha Ratkoceri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024