Amvisa korçare prezanton gatimet për Krishtlindjen: Gjithçka e bërë në vetëm 4 orë

25 Dhjetor 2023 | 09:48

Amvisa korçare Mira Kondakçi ka prezaktuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews disa nga gatimet e saj me rastin e Krishtlindjeve.

Ajo tha se për të gjitha gatimet i është dashur vetëm 4 orë kohë, gjë që sipas saj, e bën me shumë passion.

Kondakçi uroj gjithë shqiptarët për Krishtlindje dhe tha se sa më shumë që njerëzit besojnë në Zot, aq më shumë të dashur dhe të mirë bëhen.

“Lodhem pak, por kënaqem, e kam passion. Qoftet e Korçës besoj të gjithë i kanë provuar. Pa kolindrot, për këto më është dashur 4 orë t’i gatuaj. Ajo është buka me qiqër, e di ti pse merret bukë me qiqër? Sepse buka me qiqër nuk është bukë me maja dhe Zoti thoshte bukë të ndorme, që do të thotë bukë jo me maja. Më vjen keq, bukën me qiqër e blej. Nuk mundem dot. Në fakt nuk do mundonte një byrek. Të besojmë sa më shumë në Zot, sepse besimi të bën më të dashur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024