Dyfishimi i çmimeve të apartamenteve, Lungomare mbetet zona më e preferuar në Vlorë
Vlora është duke u përballur me një bum në sektorin imobiliar, ku vlera e apartamenteve, shtëpive, por edhe banesave me qira, kanë njohur rritje të konsiderueshme. Më e lakmuar është zona e ashtuquajtur “Lungomare”, ku sipas agjencive imobiliare, çmimet janë dyfishuar duke shkuar deri në 1200 dhe 1500 euro metri katror
“Kemi shumë kërkesa për zonën e Lungomare por tashmë nuk kemi alternativa pasi pronarët janë orientuar drejt kthimit të apartamenteve në njësi akomodimi në ‘booking’ dhe ‘airbnb’ të cilat shkojnë në 100- 200 euro nata. Qiratë gjithashtu janë rritur ndjeshëm ndërsa kërkesat më të shumta janë nga italianët. Sa i përket faktorëve ndikues patjetër mbeten investimet e shumta të kryera në Vlorë të cilat kanë reflektuar në rritjen çmimeve edhe në zona të tjera si Bulevardi Ismali Qemali, rruga e cila të çon nga porti drejt plazhit të vjetër 600-650 euro/m2 por edhe në transballkanike 400-450 disa vite më parë sot nuk gjen apartamente pa 520/550 apo edhe 600 euro/metri,” – thotë agjenti imobiliar Emiljano Hajrullahu.
Bruno Xhaferraj një tjetër ekspert në sektorin imobiliar, thotë se tendenca ka ardhur në rritje menjëherë pas tërmetit të nëntorit 2019.
“Tendeca ka qenë në rritje edhe mbas tërmetit ku vende si Tirana apo Durrësi u drejtuan jugut dhe sidomos Vlorës për tē parur një shtëpi pushimi. Sa i përket qirave nëse më parë apartamentet jepeshin me qira për njerëz të caktuar për një periudhë 10 ditore tashmë , sot preferohen shumë booking apo airbnb dhe dhëniet me qira për një periudhë më të gjatë. Pra blejnè një apartament në formë investimi për ta shfrytëzuar si biznes . Kërkesa janë të shumta edhe nga vendasit por një rritje të blerësve e kanë shënuar të huajt si italianë, rusë apo ukrainas,” – thotë Xhaferraj.
Për kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Arben Breshani ajo çka vite më parë shihej si një moment stopimi në tregun imobiliar në Vlorë, sot duket tashmë një situatë e tejkaluar. Rritja e kërkesës për blerje banesash, ka bërë që edhe një pjesë e stokut imobiliar në vite të kthehet në hapësira pushimi për turizëm familjar.
“Kemi filluar si biznes ndërtimi të ndërtojmë në Lungomare rreth viteve 2004 dhe jemi nisur me çmime nga 400, 500 maksimumi 600 euro/m2 kurse sot cimet në vijën e parë shkojnë deri në 1,000 euro/m2 çka tregon se ēshtë rritur gati 100% asetet e sektorit të ndërtimit,” – thotë Breshani.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit