Ambasadorja Yuri Kim thotë se për listat e kandidatëve do t’u kërkohet llogari udhëheqësve të partive
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ngarkoi të dielën me përgjegjësi direkte udhëheqësit e partive politike për listat e kandidatëve që do të paraqesin ditën e hënë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Përmes një mesazhi të postuar në Twitter, ambasadorja Kim sqaroi se SHBA-të kanë kërkuar hapur që partitë të jenë të kujdesshme në kandidimin e deputetëve, që ata të jenë njerëz “të pastër” me integritet dhe të denjë për përfaqësimin e qytetarëve. Ajo tha se nesër do të shihet nëse “mesazhi i SHBA-së është kuptuar apo jo”.
“Listat e depozituara nga partitë do na tregojnë nëse udhëheqësit shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA-të, nëse janë të përkushtuar për t’u integruar në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin përsipër vendimet e nevojshme për një të ardhme më të begatë e më demokratike për Shqipërinë. Presim nga udhëheqësit e partive të tregojnë lidership të vërtetë,” – shton Kim.
Ambasadorja amerikane shtoi qartësisht se kryetarët e partive do të jenë përgjegjës dhe se për këtë “do t’u kërkohet llogari”. Ndër të tjera ajo nënvizoi se SHBA-të do të mbështesin Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë procesit të shqyrtimit dhe miratimit të listave.
…të vërtetë. Ne do t’u kërkojmë llogari udhëheqësve të partive. Po ashtu, do të mbështesim fort KQZ teksa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, çka është një detyrë që duhet marrë në radhë të parë në emër të votuesve shqiptarë.” @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/zUMDpH0XHj
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) March 7, 2021
Lexoni gjithashtu:
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë