Dokumenti| Të dënuarve që përfitojnë nga amnistia do t’u merret një kampion ADN-je
Drejtoria e Përgjithashme e Burgjeve i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Policisë së Shtetit në lidhjen me mënyrën si do të kryhet amnistia në burgje dhe detyrimeve që duhet të përmbushin të dënuarit.
Të gjithë personave që do të përfitojnë nga amnistia, përpara se të shkojnë përpara familjeve të tyre, do t’u merret një kampion AND-je e cila më pas do të administrohet nga Policia e Shtetit.
Ky kampion do të sigurohet në mënyrë që të jetë i krahasueshëm për ngjarje kriminale, ku këta persona mund të jenë si të dyshuar nga ana e organeve ligjzbatuese.
Kujtojmë se në bazë të nismës ligjore për amnistinë të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, përfitojnë rreth 570 të dënuar. Ministria sqaroi se pushohet ndjekja penale për pjesën më të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vjet.
Gjithashtu nga kjo nismë përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë meshkujt dhe 1.5 femrat dhe të miturit që nuk përfitojnë amnisti si të tjerët me përjashtim të të dënuarve me burgim të përjetshëm, të dënuarve për vrasje dhe subjekteve të SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)