Gatimet tradicionale për fundvit/ Ndryshe nga Myzeqeja, Gjirokastra preferon qingjin

26 Dhjetor 2023 | 16:34

Nata e ndërrimit të viteve shoqërohet gjithmonë me darkën familjare ku amvisat gatuajnë produkte tradicionale. Në Gjirokastër, familjet preferojnë të kenë në tryezë mishin e qingjit dhe embëlsirat.

“Blerjet nuk janë siç kanë qenë në vitet që kemi lënë mbrapa, deri diku edhe ky vit është vit i mbarë, ka pasur prodhim për arsye se ka pasur produkte, qoftë misër, qoftë jonxhë, kemi pasur dhe kemi pasur natyrisht qoftë edhe çmimi nuk duhet të ishte i lartë për arsye se kanë qenë këto produkte të lira”-Melsi Prifti.

“Gjirokastra ka traditën e qengjit për Vitin e Ri, nuk jemi p.sh si Myzeqeja që ka gjelin, në Gjirokastër qengji është në tavolinë me domosdo, në çdo tavolinë Gjirokastrite përdoret qengj”- shtoi ai.

” Kanë qenë shumë bile kanë pasur edhe pritshmëritë, kanë dashur edhe produkte të reja, kanë dashur të provojnë një version të ri të produkteve siç është ajo që ne bëjmë tani në këtë vit është panetonja, është artizanale”- Aleksandra Haxhi, administratore biznesi wmbwlsirash.

“Te familjet shqiptare nuk mungon asnjëherë bakllavaja dhe kadaifi, janë gjithmonë çdo fundvit por gjithashtu panetonja për ne dhe vasilopita kanë qenë shumë të preferuara”

Vitet e fundit ka ardhur në rritje preferenca e familjeve gjirokastrite për ti festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në mënyrë tradicionale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026