Zjarri në Lushnje/ 300 biznese të shkatërruara, u rrezikua jeta e banorëve

26 Dhjetor 2023 | 16:08

Flakët që përpinë ditën e hënë qendrën tregtare në Lushnje lanë pas afro 300 biznese të shkatërruara. Dëme të shumta materiale pësuan edhe ambientet e qendrës tregtare, kryesisht kati i 3 dhe i katërt i saj. Po ashtu 39 persona u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore pas probleme që shfaqën me frymëmarrjen.

Mesditën e së hënës, në ditën e krishtlindjes, u njoftua se ka rënë zjarr në një objekt në qendër të Lushnjes. Menjëherë shërbimet zjarrfikëse shkuan në vendngjarje. Problem i parë që u përballen ishte mungesa e një rruge kalimi për te vatra e zjarrit, çka bëri që flakët të përhapeshin me shpejtësi. Në ndihmë të zjarrfikësve erdhi edhe një helikopter.

Detyra ishte të shpëtonin personat e mbetur brenda godinës, gjë të cilën e përmbushën me sukses, por zjarri ishte i pamundur të shuhej për shkak edhe të materialeve që kishte brenda qendrës.

“Nga zjarri kane rrezikuar jetën 10 persona 7 banore si edhe 3 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës. Mendojmë se vatra mund të ketë nisur nga kati i 4 apo i tretë ku ka pasur artikuj kepucë. Kur mbërritëm, zjarri ishte përhapur pasi digjej në vetvete për shkak të materialit”-u shpreh Xhezmi Metushi, shef i shërbimit zjarrfikës në Lushnjë.

Bashkia e qytetit nga ana tjetër premtoi se për banorët e dy kullave pranë qendrës tregtare që patën dëmtime në banesa do të ofrohen lehtësia për akomodimin si dhe pas ekspertizës do të vlerësohet mundësia për dëmshpërblimin e tyre.

“Ne kemi vënë në dispozicion konviktin e shkollës mekanike për ata banorë që nuk kanë mundësi strehohen. Nga ‘91 apartamente prezent kanë qenë 21. Bashkia ka detyrim ligjor te bëjë një vlerësim të dëmeve të shkaktuara dhe pas ekspertizës të bëjë të pamundurën për të dëmshpërblyer banorët”-tha kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa.

Pas shuarjes së flakëve, u duk se gjithçka u vu nën kontroll, por rreth orës 9 të mbrëmjes flakët janë përhapur me shpejtësi, ndikuar edhe nga era që frynte, por edhe për shkak të materialeve që kishte brenda qendrës tregtare. Pas disa orësh u be e mundur shuarja e plotë e flakëve. Autoritetet thonë se ende ka paqartësi se si nisi zjarri mesditën e së hënës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026