“Marrja e ADN-së në burgje”, Çelmeta: Duan të sfumojnë vrasjen nga Sokol Mjacaj
Gazetari Igli Çelmeta tha për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania se nisma e re për të marrë ADN-në e të burgosurve e për të krijuar profilet gjenetike të tyre, ka për të dështuar.
Ai tha se vetë të burgosurit kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatave për këtë çështje, ndërsa ka shtuar se sipas informacioneve të tij, kjo nismë është kundërshtuar nga personat të cilët po vuajnë dënimin.
Gjithashtu Çelmeta tha se kjo nismë po bëhet për të tërhequr vëmendjen nga situata nëpër burgje dhe nga ngjarja e rëndë e Peqinit.
“Një i burgosur mund ta kundërshtojë. Ai mund të thotë për çfarë vepre penale po akuzohem unë që më mëerret kampioni biologjik, për të ndërtuar profilin e ADN-së. Nga informacionet që kam unë, të burgosurit e kanë kundërshtuar, pritet që kjo nismë ka për të dështuar pasi ligjërisht nuk është e drejtë. Mua më duket një fasadë e autoriteteve shqiptare për të sfumuar të gjithë vëmendjen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në burgun e Peqinit dhe nga mënyra se si po kontrollohen burgjet në vendin tonë. Është kaos total, personat që futen e dalin në burgje, nuk kontrollohen siç duhen. Për këtë arsye nxjerrin ndonjë nismë të re, për të bërë sikur po punojmë”,-tha gazetari Igli Çelmeta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq