“Ndizet” merkatoja e transferimeve, City drejt nënshkrimit me një tjetër talent

27 Dhjetor 2023 | 14:47

Kur duhen ende disa ditë nga hapja e merkatos së transferimeve skuadrat e mëdha evropiane kanë nisur kontaktet e para. Padyshim në krye të listës qëndron Manchester City, e cila gjatë viteve të fundit ka investuar së tepërmi, teksa objektivi i radhës është një argjentinas. 17-vjeçari i cili shkëlqeu në kupën e botës me albiçelestët, Claudio Echeverri është në orbitën e kampionëve të Anglisë, të cilët janë shumë pranë transferimit të mesfushorit të River Plate.

Raphael Varan po ashtu është një tjetër objektiv në merkato, por për Realin e Madridit dhe Bayernin e Mynihut. Francezi 30-vjecar shihet si përforcim për të dyja skuadrat, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë dhe oferta konkrete.

Qëndrimi për 1 sezon larg kupave të Evropës, nuk e ka dëmtuar ekonomikisht Juventusin, e cila kërkon të përforcojë mesfushën. Zonja e vjetër nisi kontaktet me Atletiko Madrid për De Paul, por klubi spanjoll refuzoi menjëherë kalimin e argjentinasit, duke bërë që drejtuesit e torinezëve të hedhin sytë diku tjetër. Objektiv është Kalvin Philips, i cili nuk po merr minutazhin e duhur tek Manchester City. Konkurrenca tek ekipi i Guardiolës është e madhe, duke bërë që 28-vjecari britanik të marrë në konsideratë transfertën italiane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026