Festë dhe protestë për 8 mars, lulet mbushin rrugët e qytetit, të tjerë protestojnë për të drejta
Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi, ashtu si çdo vit tjetër, edhe këtë herë lulëzoi rrugët e qytetit përmes buqetave me lule.
Ndonëse një festë ndryshe për shkak të kufizimeve të pandemisë, qytetarët kanë zgjedhur të gëzojnë nënat, gratë dhe vajzat e tyre.
“Njërën [lule] e kam për time shoqe, tjetrën e për komshien, do u uroj sot 8 marsin,” – tha një i moshuar.
“[…] për këtë pandemi që kemi ne nuk na shkon mendja për 8 mars,” – shprehet një zonjë.
“Ka vite që e festojmë po nuk duhet të dalim në fakt,” – tregon një tjetër.
“Ne si pensionist në shtëpi, mirë. Vetëm të jemi mirë me shëndet,” – shton një zonjë tjetër.
E ndërsa disa gra zgjedhin ta festojnë këtë ditë, të tjerë dolën në protestë.
Tetë marsi për ta është një ditë reflektimi për rolin e grave dhe vajzave në shoqëri, ndaj kërkojnë respektimin e të drejtave.
“Mendoj se duhet ta ngremë zërin, jo vetëm për të festuar. Burrat duhet të kuptojnë rolin e tyre të privilegjuar në familje,” – thotë një protestuese.
“Gruaja sot vazhdon të mbetet e pa-përfaqësuar, pa dinjitet, pa të drejta dhe e shfrytëzuara në shtëpi,” – shtoi një tjetër.
Ky 8 mars erdhi krejt ndryshe, pikërisht për shkak të pandemisë së COVID-19, e cila prej thuajse një viti ka rënduar edhe më tej pozitën e grave dhe vajzave në shoqëri.
Për shkak të thellimit të varfërisë janë shtuar rastet e dhunës në familje, ndërsa një pjesë e mirë e tyre janë pa punë për shkak të mbylljes së disa aktiviteteve.
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
Shkelën rregulloren, 29 nxënës humbin provimet e Maturës Shtetërore
Trajtimi me fizioterapi, Mone: Problemet janë nga më të ndryshmet
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë