Vendimi për vulën, Shehu: Gjykata pranoi se ka vetëm 1 PD, ajo e Berishës

27 Dhjetor 2023 | 18:28

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu tha në një intervistë për Euronews Albania se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë ishte i paplotë, por një gjysmëhapi pozitiv se anuloi një vendim arbitrar të Apelit.

Shehu tha se Gjykata e Lartë duhet të jepte në  themel vendimin përfundimtar, por shtoi se i sotmi është një vendim që pranoi se ka vetë një PD, ajo që drejtohet nga Sali Berisha.

“Nuk kishte nevojën të rishikohej në Apel por duhet të hynte në fuqi vendimi i shkallës së parë, një vendim i bazuar në statutin e PD, në pjesëmarrjen e njerëzve, në kuvendin, që u rrëzua me një vendim të keqadministruar të gjykatës së Apelit. PD është një ku është Berisha kryetar, ku është selia dhe këtu e solli edhe vendim i Gjykatës së Lartë sot, që sot ka një parti zyrtare, PD. Është një gjë që goditi një vendim arbitrar të Apelit. Sot njihet kryetar Berisha, i vetmi vendim që është në fuqi është ai i shkallës së parë”, tha Shehu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026