Ilir Kulla: E rëndë që Berisha nuk njeh sistemin e drejtësisë që e ka votuar vet

27 Dhjetor 2023 | 22:42

Analisti Ilir Kulla është shprehur se është i rëndë fakti që Sali Berisha nuk njeh sistemin e drejtësisë që ka votuar vetë.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai është shprehur se nëse duan që të kthehet besimi te opozita fillimisht zyrtarët e PD-së duhet të shkojnë te njerëzit e tyre.

“Që Berisha ka sfiduar drejtësinë nuk është ndonjë lajm i ri. Që PD të ketë një humbje të trishtë si ajo e zgjedhjeve vendore ka qenë një gjë që dhe më optimistët e PS-së nuk e kanë pritur ndonjëherë. Që të fillohet të krijohet besimi që opozita të bëhet ndonjëgjë, ata duhet të shkojnë njëherë te njerëzit e vet dhe të tregojnë se ata janë në gjendje që njerëzit e tyre t’i mbështesim. Këta i kanë tradhtuar njerëzit e tyre. Kush e mori përgjegjësinë në vitin 2019.  Këta kanë përzënë njerëz nga partia. Është shumë e rëndë që një ish-kryeministër, ish-president, njeriu kryesor i shtetit nuk njeh sistemin e drejtësisë që e ka votuar me duart e veta”-tha ai.

LEOXNI GJITHAHSTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026