“U shtriva në krevatin ku flija para 55 vitesh”-Leonard Bombaj rikthehet në kopësht

28 Dhjetor 2023 | 09:18

Producenti dhe regjisori, Leonard Bombaj është rikthyer në kopshtin që ndiqte kur ishte fëmijë pas 55 vitesh.

]Ai ka udhëtuar për në Kuçovë së bashku me prindërit e tij, duke treguar disa copëza të historisë së tij në këtë qytet.

Që nga lindja e deri te krevati ku flinte në kopsht, i ftuar në “Good Morning Albanians”, ai ka rrëfyer disa nga momentet më emocionuese.

“Pas 55 vitesh, jam te kopshti im, ku dikur mami më sillte për të ngrënë pjatën e supës, sot po sjell vazon e lules. Këto janë krevatet ku kam fjetur. mami më sillte në orën 7 pa 15 minuta dhe më merrte në orën 5 pasdite.

Imagjinoni gjithë atë ditë rrija në këto krevate. çfarë emocioni të shkosh në një vend pas 55 vitesh dhe të shtrihesh në krevatin ku ke fjetur”,-tha Leonard Bombaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024