“Ju nxori jashtë”, Hila përplaset me Nokën: Ja keni bërë vetes me këtë strategji
Analisti Dritan Hila u përplas me deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me strategjinë e opozitës për të bllokuar punën e Parlamentit.
Sipas Hilës, strategjia e gabuar e opozitës po i lë ata jashtë parlamentit për 2 muaj pas ndryshimit të rregullores së Kuvendit.
“Për 3 muaj ju nxori jashtë, jeni jashtë me dëshirën tuaj, ju dënuan 2 muaj, është e padëgjuar. Për mua është e ekzagjeruar, por ja keni bërë vetes me gjithë këtë strategji duke djegur, duke u zënë me gardën. Ke qenë ministër, i ke pasur vartës ata, garda nga kush varet, nga ministri. S’ia vlen të zihesh me ta o burrë, njerëzit nuk dalin të bëjnë sherre kot, janë përplasje kot ato. Sot u bllokua rruga ‘Myslym Shyri’ nga Sali Berisha. Nuk më vjen mirë që ish-kryeministri i vendit të bllokojë ‘Myslym Shyrin’, është një strategji që po bini me këmbët tuaja. Kam frikë se po bini në përqindje”, tha Hila.
LEXONI GJITHASHTU:
- Daci: Berisha nuk u kthen demokratëve PD që duan, nuk premton marrje pushteti
- Berisha reagon për vendimin e Gjykatës së Lartë për vulën e PD-së
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori