Në grevë urie pas humbjes, dy deputetët e opozitës serbe përfundojnë në spital
Gjatë javëve të fundit Serbia është përfshirë nga protesta të shumta të opozitës, pas fitores së partisë së presidentit Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën atje.
Opozita akuzon presidentin Vuçiç për manipulim të procesit zgjedhor dhe kërkojnë përsëritjen e votimeve.
Deputetët e Kuvendit të Serbisë, Janko Veselinoviç dhe Danijela Grujiç, të cilët kanë qenë në grevë urie për këtë çështje, kanë njoftuar se do ta ndërpresin atë pas këshillimit me mjekët.
Dy përfaqësuesit e opozitës nisën grevën në shenjë proteste ndaj rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme në Serbi.
Veselinoviç ka njoftuar në rrjetin social “X” se të dy politikanët janë vendosur në Qendrën Klinike të Vojvodinës.
“Ne jemi mirë. Mos u shqetësoni. Nuk e kemi përfunduar ende grevën e urisë. Por, me këshillën e mjekut do ta ndërpresim sot”, ka shkruar Veselinoviç në platformën X.
Sipas mediave serbe, Grujiç filloi grevën e urisë më 21 dhjetor, ndërsa Veselinoviç dy ditë më vonë.
Siç e thamë edhe më lart, koalicioni kryesor opozitar, “Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e zgjedhjeve me pretendimin se ka pasur vjedhje votash.
Danijela i ja smo smešteni u bolnicu, Klinički centrar Vojvodine. Dobro smo. Ne brinite. Još nismo prekinuli štrajk glađu. Ali na savet lekara ćemo to danas učiniti. Imamo jednu molbu za sve vas. U subotu budite u Beogradu u 12.00. I još nešto – krađa ne sme da prođe.
— Janko Veselinovic (@j_veselinovic) December 28, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet