“Berisha”/Manjani: Gjyqtarët në presion, u kërkohet të marrin një vendim që s’merret

28 Dhjetor 2023 | 21:31

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur se gjyqtarët që po gjykojnë dosjen për ish-kryeministrin Sali Berisha janë në një presion shumë të madh nga qeveria dhe faktori ndërkombëtar.

Komentet Manjani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se gjyqtarëve po u kërkohet që të marrin ndaj Berishës një vendim që nuk mund të merret.

Ai tha gjithashtu se Reforma në Drejtësi ka dështuar, pasi sipas tij, 60 % e personave të izoluar, ndodhen në paraburgim pa vendim gjykate.

“Kjo është një histori që u ka mbetur në derë atyre. Unë kam një keqardhje për gjyqtarët atje, sepse ata janë në një presion të jashtëzakonshëm, u kërkohet që të marrin një vendim që nuk merret. Që të rrëzojnë kërkesën e prokurorit do këllqe. Ata janë prokurorët e Amerikës, të Europës, të Ramës, të Bidenit dhe vetëm të Shqipërisë nuk janë. Janë edhe shqiptarët pastaj që thonë t’ja marrim lopën tjetrit. 60 % e të izoluarvi e sot janë në paraburgim pa vendim gjykate.

Cilido që ka 2 pare mend në kokë dhe do të kuptojë se çfarë ka ndodhur me Reformën në Drejtësi, të shikoj burgjet, 60 % e të burgosurve janë në paraburgim pa vendim gjykate. Pse është bërë paraburimi masë burgimi? Sepse ka thënë Rama burg, burg, burg. Nga 5200 persona që janë sot në burgje, 3100 janë të paraburgosur, në shifër zyrtare. Kjo është shumë më e rëndë sesa personi Sali Berisha dhe Edi Rama. Është dështim i bukur, sepse populli shqiptar i do të gjithë në burg”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026