Ministri Peleshi video-konferencë me efektivët shqiptarë që janë me misione në botë

29 Dhjetor 2023 | 13:19

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Arben Kingji zhvilluan një bisedë online me efektivët shqiptarë që kontribuojnë në misionet tona jashtë vendit.

Teksa i uroi për festat e fundvitit, Ministri i Mbrojtjes shprehu vlerësimet për këtë pjesë të Forcave të Armatosura që bën krenarë të gjithë shqiptarët.

“Ju jeni pjesa më e ekspozuar në angazhimet tona ndërkombëtare. Na bëni krenarë, sepse i jepni një dimension tjetër angazhimit tonë, jo vetëm në mbrojtje e sigurisë kombëtare, por edhe në eskportin e paqes e sigurisë në mbrojtjen kolektive. Kjo na bën jo vetëm përfitues nga anëtarësia në këtë aleancë të madhe, por edhe kontributorë, ndonëse Shqipëria është një vend i vogël, me kapacitete modeste, por gjithnjë në rritje dhe të modernizuara. Ndaj ne duam ta tregojmë veten dhe të japim kontributin tonë si në operacionet e NATO-s, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Forcat shumëkombëshe ushtarake, por edhe humanitare dhe mbrojtjes civile, siç kemi qenë vitin e fundit në mbështetje të vendeve të rajonit”, u shpreh ministri Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes tha se Shqipëria përfaqësohet në 8 misione jashtë vendit: nga Iraku, Sudani i Jugut, Egjipti, Letonia, Bullgaria, Bosnja dhe Kosova, ku është edhe prezenca më e madhe në dy lokacione.

Peleshi foli për konfliktet që janë shtuar sot në rajone të ndryshme të globit, por edhe në rajon. Ndaj ai inkurajoi veçanërisht efektivët që shërbejnë në misionin e KFOR në Kosovë, që të kontribuojnë me zell, por edhe me vetëpërmbajtje, në mënyrë që të mos bien preh e provokimeve dhe situatave që mund të krijohen.

“Urojmë që konfliktet e ndezura të shkojnë drejt shuarjes. Duket se do të jetë një konflikt i gjatë në Ukrainë. Shpresojmë që të ketë një adresim sa më të shpejtë në krahun e së mirës, me fitoren e Ukrainës. Urojmë që ky të jetë një vit i mbarë dhe i qetë për Kosovën dhe për rajonin e Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Peleshi foli edhe për planet dhe objektivat e mbrojtjes për vitin që vjen. “Pas pak javësh do të fillojë operacionet baza taktike ajrore e Kuçovës që është një bazë e NATO-s. Po punojmë që të fusim në planet e mbështetjes së NATO-s, me modelin e Kuçovës  edhe ndërtimin e një porti pranë portit të ri në Porto Romano, një porti ushtarak që do ta bënte vendim me dy infrastruktura të rëndësishme të NATO-S, për stërvitje, mbështetje taktike apo dislokime në rast nevoje, operacionesh drejt krahut lindor të NATO-s. Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj në rajon, në krahun e  Perëndimit. Ne kemi vetëm një agjendë dhe ai është integrimi euroatlantik”, theksoi Ministri Peleshi.

Nga ana e tij edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjenealmajor Arben Kingji shprehu vlerësimet maksimale për efektivët që shërbejnë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit, duke theksuar se në këto ditë festash vigjilenca duhet të jetë më e madhe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026