Makina përplas një person në qendër të Tiranës, shoqërohet drejtuesi i mjetit
Një aksident ka ndodhur këtë të premte në afërsi të Muzeut Kombëtar në Tiranë. Bëhet me dije se i lënduar ka mbetur një 70-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 29.12.2023, në afërsi të Muzeut, shtetasi Ç. N., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin P. B., 70 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje