Gazetarët e Euronews Albania analizojnë emrat e njohur që ngelën jashtë listave të 25 prillit
Partitë politike dorëzuan ditën e djeshme në KQZ listat me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit.
Gazetarja Eksiola Shehu u shpreh në “Euronews Now” se lista e socialistëve përmban rreth 40% figura të reja që vijnë nga kontribute jashtë politikës aktive.
Ndërkohë, gazetarja renditi edhe emrat që kanë kontribuuar në PS, por që ngelën jashtë listës së kandidatëve për deputetë të cilët janë Ditmir Bushati, Andor Shameti, Englantina Gjermeni, Elona Gjebrea, Anastas Angjeli, Sadri Abazi, Musa Ulqini, Vasilika Hysi, Sadi Vorpsi, Besnik Bare, Sandër Lleshaj, Elva Margariti dhe Senida Mesi.
Ndërsa gazetari Renaldo Salianji teksa bëri një analizë të kandidatëve të Partisë Demokratike, renditi edhe emrat e njohur që nuk u përfshinë në listën e re.
Pas një analize rezultoi se Romeo Gurakuqi, Lorenc Luka, Halim Kosova, Xhemal Gjunkshi, Florian Mima, Endri Hasa, Genc Pollo, Hekuran Hoxhalli dhe Klevis Balliu, Andon Frrokaj, janë personat që u lanë jashtë listave të PD-së.
Sakaq, Ervin Salianji edhe pse u skulifikua nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave u bë kandidat nga 20% që futi kryesia në listën e PD-së.
Lexoni gjithashtu:
Celibashi: KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve për kandidatët për deputet
PS e PD prezantojnë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë