GJKKO lë Berishën në arrest shtëpie, procedurat që do ndiqen pas vendimit

30 Dhjetor 2023 | 13:10

GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK që të vendoset masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën.

Ky i fundit ndalohet që të dalë nga banesa dhe të ketë komunikime me persona të tjerë, përveç atyre që jetojnë me të.

Pas këtij vendimi ndiqen disa procedura, konkretisht:

  • Masa e arrestit në shtëpi merr fuqi menjëherë sapo vendos Gjykata
  • Prokurori perpilon urdhërin dhe ja jep togës së shoqërimit.
  • Toga e shoqerimit me këtë urdhër dhe me vendimin e gjykates, shkon ne adresn e subjektit që në këtë rast Berisha ka deklrauar në Gjyatë në rrugën “Mustafa Matohiti”
  • Nëse e gjejnë në banesë bëhet ekzekutimi i vendimi dhe vihet në mbikëqyerje policore.
  • Nëse nuk gjendet në banesë, shpallet në kërkim policor, gjendet personi, shoqërohet në banesë dhe bëhet ekzekutimi i vendimit për masën e sigurisë. 

Sali Berisha do të vendoset në ‘arrest shtëpie’ dhe nën mbikqyrje policore, ka vendosur sot Gjykata e Posaçme.

Ndaj ish-kryeministrit kjo masë u mor sot nga GJKKO pas moszbatimit nga ana e tij të vendimit po të kësaj gjykate për ‘detyrim paraqitje’.

Berisha do të jetë i detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe të mos ketë komunikim me asnjë person tjetër që nuk jeton me të, ndërsa zbatimi i masës do të jetë dhe nën mbikqyrje policore.

Ish-kryeministri dhe lideri i demokratëve akuzohet për korrupsion pasiv pasi po hetohet për çështjen e kompleksit Partizani, çështje për të cilën u prangos dhe u lirua më pas në masë ‘arrest shtëpie’ dhe dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026