Cila ka qenë ngjarja më e klikuar nga shqiptarët për vitin 2023

30 Dhjetor 2023 | 21:40

Xhesilda Projka, eksperte nga Acromax, zbuloi gjatë emisionit “Review” në Euronews Albania dhe temën më të klikuar gjatë vitit 2023 në Youtube.

Ekspertja tha se ngjarja më e klikuar nga shqiptarët në youtube, ka qenë vrasja e Liridona Admeaj, e cila ka ndodhur kohët e fundit.

Misteri i ngjarjes së rëndë duket se ka mbërthyer shqiptarët para mediave për të mësuar më shumë rreth rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

“Trendi më i madh ka qenë kohët e fundit, që ka arritur më shumë klikime ka qenë tema e Liridona Ademaj në Kosovë. Kjo ka qenë tema që ka qenë më e klikuara pothuajse në çdo televizion. Ka pasur shumë interes, një ngjarje e mbushur me mister”, tha ajo.

Ndërkohë që eksperti i komunikimit Rezi Cenaj, deklaroi se kronika e zezë dhe ngjarjet që kanë dhunë janë ato të cilat tërheqin më shumë klikime.

“Ngjarjet që kanë të bëjnë me dhunë me kronikën e zezë janë ato që tërheqin më shumë dhe kanë ndjekjen më të madhe. Kanë ndodhur disa ngjarje vazhdimisht kohët e fundit ku vriten gratë dhe rasti i fundit që është më e klikuara është drama e shoqërisë sonë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026