“Nuk jam kapiteni, por kryeministri juaj”, Kurti surprizon udhëtarët e parë pa viza
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shoqëruar udhëtarët e parë të përzgjedhur në udhëtimin e parë pa viza për shtetasit e Kosovës.
Ai dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ishin paraditen e 1 Janarit në aeroportin “Adem Jashari”.
Të hipur në bordin e avionit drejt Austrisë, qytetarët dëgjuan zërin e Kurtit, nga radioja e kapitenit.
“Mirëdita të gjithëve! Ky nuk është kapiteni juaj, por kryeministri juaj. Fillimisht urime vitin e ri. Sot është dita e parë e vitit 2024, por njëkohësisht është edhe dita e parë e udhëtimit pa viza”, iu drejtua atyre kryeministri.
Më tej ai i këshillon që të mos i thyejnë rregullat e liberalizimit të vizave, që përcaktojnë qëndrim deri në 90 ditë në zonën Schengen përbrenda 180 ditëve.
Mos qëndroni më shumë se 90 ditë përbrenda 180 ditëve, sepse, siç e dini, liritë kanë rregulla”, dëgjohet të thotë Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit