Xhamia në Kosovë kundërshtoi festimin e Vitit të Ri, KDI kërkon ndërhyrje nga shteti
Drejtori i Institutit të Demokracisë në Kosovë, Ismet Kryeziu ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me vendimin e një xhamie në Kosovë, e cila i detyroi nxënësit që të paraqesin një ide në letër, me temë “Si mund të i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”.
Kryeziu shkruan se Xhamia “Mati-1” ka abuzuar me të drejtat duke propaganduar te fëmijët një ide nuk promovon besimin në zot.
Ai shton se në këtë rast flagrant duhet ndërhyrja e shtetit për të siguruar të drejtat e fëmijëve.
“Për mos me thënë; po ju pengojmë si shqiptar… po e them; nuk po ju mjaftojmë si shqiptar!?
Natën e ndërrimit të motmoteve, një xhami dhe një hoxh u përkujdesën të manifestonin propagandë fundamentaliste, kundër vlerave për një shoqëri të hapur e tolerante. Madje në shërbim të propagandës së tyre ata ekspozuan disa fëmijë, duke abuzuar me të drejtat e tyre.
Këta propagandues fundamentalist nuk e promovojnë besimin në Zot, por në emër të besimit; janë të angazhuar ti bëjnë goditje rendit shoqëror dhe kushtetues, të shkuarës dhe të ardhmes shqiptare. Veprimet e tyre politike dhe fundamentaliste në emër të së drejtës për të besuar, nuk janë më vetëm ushtrim i së drejtës për të besuar.
Prandaj është e rëndësishme që shteti të ndërhyjë për të garantuar të drejtat e qytetarëve. Garancia më e mirë nga shteti është, kur ndalon veprimet e atyre që abuzojnë me të drejtat e të tjerëve, si në rastin e kësaj xhamie dhe këtij hoxhe”, shkruan Kryeziu.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta