“Pritet sërish “boom” turistik”, eksperti Çoçoli: Në 2024 do kemi më shumë prenotime
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se edhe në vitin 2024 pritet të kemi një rritje të turistëve të huaj në Shqipëri. Ai tha që jo vetëm që nuk do të kemi një efekt “boomerang”, por turistët do të jenë më shumë se një vit më parë dhe këtë gjë sipas tij e tregojnë prenotimet e bëra deri më tani të cilat janë 30-40% më shumë se një vit më parë.
“Për ata që thonë se turizmi i këtij viti do ketë një efekt “boomerang”, u them jo, jo dhe jo. Pse kjo jo 3-she? E Para ata kanë ardhu këtu kanë ngrënë ushqim të mrekullueshëm bio shqiptar. Eksperienën e tyre ua kanë treguar familjarëve.
Njësoj si bëjmë ne kur shikojmë një vend që u themi edhe 20 shokëve këtu. Ata që e thonë këtë, mendojnë që ka një kurbë dhe me pas fillon zbritja.
Por ne nuk e kemi kapur akoma atë pikë të kurbës, na pret një vit më i suksesshëm se ai që lam pas. E them me shumë sinqeritet, koha e mirë duket që në mëngjes, në rast se specialistët e agjencive tona turistike thonë se për pranverën dhe verën e këtij viti kemi prenotime, i ke 32% më të larta. Kjo vetëm për turizmin e organizuar, 40% më të larta për turistët individual”,-tha eksperti Çoçoli.
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.