Çështje proceduriale? Gazetarja e VOA tregon pse s’u miratua ambasadori Kostelancik
Senati në SHBA nuk e ka miratuar emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Gazetarja e VOA Keida Kostreci, në një lidhje për Euroneës Albania, theksoi se votimi për Kostelancik nuk u bë për shkak të politikave.
Ajo tregoi dhe procedurat që ndiqen për miratimin e një ambasadori në një vend tjetër.
“Është çështje procedurash dhe çështje rregullash të senatit. Emërimi i diplomatit David Kostelancik u kthye në Shtëpinë e Bardhë, pasi senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar nuk e futi në rend dite brenda afateve votimin e konfirmimit për të dhe për dhjetëra të emëruar të tjerë, emërimet e diplomatëve janë bllokuar nga disa senatorë republikanë. Kandidatura e Kostelancik u thye në Shtëpinë e Bardhë në bazë të disa rregullave të senatit sipas së cilës, emërimet që as nuk janë konfirmuar dhe as nuk janë hedhur poshtë nga senati në kohën kur mbyllet sesioni legjislativ, i kthehen presidentit.
Në këtë rast duhet të kujtojmë se sesioni që u mbyll, ishte ai i dimrit. Në Janar fillon sesioni i ri. Nëse një emërim i kthehet presidentit ai nuk mund të shqyrtohet më nga senati. Presidenti mund të paraqesë një emërim të ri për të njëjtin kandidat ose për një kandidat të ri. Nuk dihet ende se si dhe ku do veprojë Shtëpia e Bardhë lidhur me këto emërime. Presidenti mund të ridërgojë të njëjtat emra ose mund t’i zëvendësoj ata. Duhet theksuar se votimi nuk u krye për Kostelancik për arsye politike”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni