Fjalimet në dritare, avokati “zbulon” veprimin që mund të çonte Berishën në burg
Avokati Redi Ramaj është shprehur se është e vështirë që të ketë ashpërsim mase për burgosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Komentet Ramaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se vetëm nëse Berisha do të dilte ilegalisht nga banesa mund të vendosej për arrestimin e tij.
Ai tha gjithashtu se ndalimi i komunikimit i vendosur ndaj Berishës, është përtej përcaktimeve të kodit të procedurës penale.
“Nuk kishte mundësi një i pandehur tjetër të mos merrte dijeni për masën ‘detyrim paraqitje’ dhe masa që vendoset arrest në shtëpi me ndalim komunikimi, mendoj që është përtej përcaktimeve të nënit 237 të kodit të procedurës penale.
Komunikimi është një gjë shumë e vështirë edhe për t’u ndaluar. Të gjithë mund të komunikojnë me publikun pa ndalim, përmes platformave online. Komunikimi nuk e cënon parimin e arrestit të shtëpisë.
Vetëm lëvizja e Berishës nga banesa e tij, do të jetë përcaktuese për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Mendoj se do jetë i vështirë caktimi i masës së arrestit me burg për Berishën, duke parë rrethanat si po zhvillohet ngjarja, duke parë që fillimisht një masë të lehtë ‘detyrim paraqitje’”, tha Ramaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar